Europiani te dera, trokasin ethet e ndeshjes me Italinë, formacioni i mundshëm i Kuqezinjve

Nga A2 CNN
13 Qershor 2024, 10:11 | Live Euro 2024

Europiani te dera, trokasin ethet e ndeshjes me Italinë, formacioni i

Kombëtarja shqiptare vijon stërvitjen intensive për ndeshjen e parë në Euro 2024, atë ndaj Italisë më 15 qershor. Tekniku Sylvinho po provon disa skema se si do të rreshtohet përballë kampionëve në fuqi, ndonëse nuk pritet të ketë shumë ndryshime, krahasuar me ekipin që pamë në miqësoret e qershorit.

Braziliani ka menduar të shtojë forcat në mesfushë. Me një sistem 4-3-3, në portë me shumë gjasa do të jetë gardiani Etrit Berisha që me eksperiencën e tij do të mbrojë katërkëndëshin.

Në mbrojtje ka ende dyshime. Ende nuk dihet nëse nga fillimi do të luajë Ismajli apo Ajeti, ndonëse ky i fundit është më i avantazhuar. Së bashku me të, në qendër do të jetë Berat Gjimshiti, ndërsa nga krahët do të luajnë Mitaj dhe Hysaj.  

Sa i përket mesfushës, në seancën e fundit stërvitore, braziliani ka provuar të luajë me Asllanin, Ramadani dhe Lacin dhe para tyre qëndron Bajrami, një lojtar i shpejtë dhe që tenton shpesh të godasë portën nga jashtë zone, ndërsa Seferi ulet në stol.

Sulmi ka dy emra të sigurt me Armando Brojën dhe Jasir Asani.

Në stërvitje, Sylvinho do të provojë të dyja skemat dhe  4-2-3-1, që kemi parë deri më tani dhe  4-3-3 për të vendosur më pas për titullarët e tij. 

Dueli me Italinë është i programuar këtë të shtunë në Dortmund në orën 21:00.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi