17 gola në Superligën turke, Rey Manaj zgjon interesin e klubeve të mëdha europiane

Nga Erald Kodhelaj
24 Prill 2024, 16:42 | Futboll

17 gola në Superligën turke, Rey Manaj zgjon interesin e klubeve

Pas formës fantastike që po kalon në Turqi, Rei Manaj është kthyer në vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane.

Siç raportojnë mediat turke, për futbollistin shqiptar, janë interesuar shumë skuadra, por ende nuk ka diçka zyrtare.

Gjigandët e Galatasaryt kërkuan shërbimet e lojtarit, por ekipi ku aktivizohet aktualisht, Sivasspor, donte minimumi 10 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.

Interes ka dhe nga Spanja me Gatefen dhe Mallorcan që janë gati të bëjnë për vete shqiptarin. Në Turqi janë të sigurt se kjo merkato për Manaj do të jetë e nxehtë. Me 17 gola në kampionat, Manaj ka rigjetur formën e tij më të mirë, ndërsa po mbyll një sezon të suksesshëm me Sivassporin.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli