Ylli i kombëtares kuqezi, Armando Broja është në treg dhe këtë verë pritet të shitet përfundimisht nga Chelsea, për të përmirësuar situatën financiare të klubit. Por cili është vlerësimi që ka tashmë sulmuesi shqiptar?
Më parë, flitej se klubi londinez kërkonte 50 milionë paund për kartonin e tij. Por gazetari pranë Chelsea, Ben Jacobs, tregoi për “Givemesport” se situata në fakt ka qenë gjithmonë krejtësisht ndryshe. “Nuk mendoj se vlerësimi për të ka qenë ndonjëherë 50 milionë paund."
Kjo mund të jetë ajo që është spekuluar ndonjëherë në media, por me sa jam i informuar unë, Chelsea ishte më se i lumtur në atë periudhë kur përmendej kjo shifër, që të merrte oferta rreth 35 milionë paund për të.
Edhe tani që Broja shkoi te Fulham dhe thuajse nuk luajti, ndërsa Muniz nisi të shënonte pak a shumë në të njëjtën periudhë me mbërritjen e tij, gjërat nuk shkuan siç mendohej. Chelsea duhet të kuptojë se edhe 35 milionë paund mund të jetë një shifër ambicioze për Armando Brojën.
Por lajmi i mirë është se për shkak të mënyrës se si u bë huazimi te Fulham, mungesa e minutave të Brojës do të thotë që do i paguhet shifra maksimale klubit”, shpjegoi gazetari britanik duke kujtuar klauzolën ku nëse Broja nuk luante titullar për një numër të caktuar ndeshjesh, Fulham u detyrohej bluve 4 milionë paund. (A2 Televizion)