Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet intensive në Barcelonë në kuadër të dy ndeshjeve kualifikuese për në botëror në muajin nëntor.
Fillimisht kuqezinjtë luajnë me Andorrën në 13 nëntor dhe tre ditë më vonë presin Anglinë në kryeqytet, dy ndeshje që do të vendosin për fatin e kuqezinjve në Kupën e Botës. Në seancën e fundit stërvitore, grupi ishte i plotë dhe pa probleme fizike. Lojtarët e Kombëtares u fokusuan në ushtrime në palestër dhe më tej zhvilluan skema taktike dhe goditje standarde. Indrit Tuci ishte një nga surprizat e trajnerit Silvinjo në lojtarët e thirrur për këto dy ndeshjeve. Sulmuesi premton se do të japi maksimumin nëse do ti jepet mundësia të luajë disa minuta..
“Me thënë të drejtën ndjehem shumë mirë dhe që u riktheva në Kombëtare sepse është një arritje e madhe për çdo futbollist që të jetë pjesë e Kombëtares, sidomos kur kemi mundësi edhe më shumë për tu futur në Botëror. Do të jap maksimumin tim, çunat më pritën shumë mirë edhe shpresoj të bëjmë mirë këto dy ndeshje. Atmosfera më duket shumë e mirë, të gjithë shoqërohemi me njëri-tjetrin, ka harmoni grupi dhe përgatitjet janë shumë intensive për Andorrën, për momentin po mendojmë vetëm për të dhe më pas për Anglinë. Po i analizojmë shumë mirë, kemi parë disa video se çfarë mund të bëjnë ata, për të na penalizuar ne dhe shpresoj që dëshirat që ka trajneri ti realizojmë në fushë dhe mos ta zhgënjejmë”, tha Tuci, shkruan A2 CNN.
Sot kombëtarja është në Andorra një ditë para ndeshjes së shumëpritur. Një fitore aty e kuqezinjve dhe një humbjes e Serbisë ndaj Anglisë në Uembli do të bënte që kuqezinjtë të riktheheshin në shtëpi me një biletë të sigurt për në Play Offin e Botërorit. (A2 Televizion)