Lazio dhe Fiorentina "përzënë" Juventusin nga zona Champions

Nga A2 CNN
31 Tetor 2024, 23:11 | Futboll

Lazio dhe Fiorentina "përzënë" Juventusin nga zona

Në ndeshjet e së enjtes në Serinë A, Fiorentina, Lazio dhe Roma kanë dalë me 3 pikë.

Kjo ka bërë që Juventusi të zbresë në vendin e 6 të renditjes së Serisë A, shkruan A2 CNN.

Fiorentina fitoi 1-0 falë golit të Gosens në transfertën ndaj Genoa.Më pas, Lazio mundi Comon në transfertë me rezultatin e thellë 5-1. Fiorentina dhe Lazio u ngjitën në kuotën e 19 pikëve, po aq sa Atalanta e vendit të tretë, duke lënë pas Juventusin që ka vetëm 18 pikë pas 10 ndeshjeve të luajtura.

Ndërkohë, edhe Roma fitoi 1-0 falë golit të Dybala, duke rikthyer paksa qetësinë në klubin verdhekuq. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos