Ndarja nga jeta e Nanos, e diela Ditë Zie Kombëtare, FSHF njofton shtyrjen e ndeshjeve

Nga Dea Kozma
1 Nëntor 2025, 09:38 | Futboll

Edhe Futbolli do të nderojë ish-kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Fatos Nano, i cili u nda nga jeta të premten e 31 tetorit. Duke qenë se e diela e 2 nëntorit është shpallur ditë zie kombëtare,  Federata shqiptare e futbollit vendosi që  të gjitha ndeshjet e kësaj jave në Superligë, Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë e deri te moshat do të shtyhen .

Me ane të një komunikate zyrtare për shtyp, FSHF deklaroi se te gjitha takimet e ditës së diel do të spostohen të hënën në po të njëjtin orar, ndërsa duelet që ishin planifikuar për të hënën do të luhen të martën, te gjitha në orën 16:00.

Gjithashtu, Federata Shqiptare e Futbollit theksoi gjithashtu se në të gjitha ndeshjet e kampionateve shqiptare  do të mbahet 1 minutë heshtje në nder të kujtimit të ish kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano.

Abissnet Superiore, java 10

Tirana – Bylis, 03.11.2025, 14:00

Dinamo City – Teuta, 03.11.2025, 17:00

Flamurtari – AF Elbasani, 03.11.2025, 17:00

FK Vora – Partizani, 04.11.2025, 16:00

Egnatia – Vllaznia, 04.11.2025, 16:00

Në Kategorinë e Parë, pesë ndeshjet që ishin planifikuar të luhej të dielën do të spostohen të hënën në orën 14:00. Të gjitha ndeshjet e javës së 10-të të Kategorisë së Parë do të zhvillohen të hënën.

Kategoria e Parë, java 10  

Iliria – Burreli 03.11.2025 14:00

Kukësi – Kastrioti  03.11.2025 14:00

AF Luftëtari – Besa  03.11.2025 14:00

Laçi – Lushnja  03.11.2025 14:00

Pogradeci – Apolonia 03.11.2025 14:00

Skënderbeu – Korabi 03.11.2025 17:00

Në Kategorinë e Dytë, ndeshjet e Grupit A do të luhen sipas programit të shtunës, ndërsa takimet e Grupit B, të planifikuara për të dielën, do të spostohen të hënën në orën 13:00.

Partizani B – Devina, 03.11.2025, 13:00

Oriku – Maliqi, 03.11.2025, 13:00

Butrinti – Tomori, 03.11.2025, 13:00

Këlcyra – Eagle Football, 03.11.2025, 13:00

Ashtu siç është bërë e ditur më parë, në të gjitha ndeshjet e kampionateve “Abissnet Superiore”, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë do të mbahet një minutë heshtje në nder të kujtimit të Fatos Nanos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos