Në acarin kazak, Chelsea triumfon me tripletë

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2024, 19:03 | Futboll

Në acarin kazak, Chelsea triumfon me tripletë

Në temperatura fort të pazakonta për londinezët që shkuan deri në -8 gradë Celcius, Chelsea ia ka dalë të fitojë në Kazakistan, duke u ngjitur në krye të tabelës në Ligën e Konferencës.

Blutë e Londrës ia dolën të mposhtin me rezultatin 3-1 Astanan. Pas 14-të minutash lojë, Marc Guiu kaloi ekipin e Enzo Maresca në epërsi me një asistim të Pedro Netos.

Vetëm pesë minuta më vonë, sulmuesi spanjoll realizoi edhe të dytin personal, ndërsa Renato Veiga e trefishoi epërsinë e Chelsea në minutën e 39-të.

Astana ngushtoi epërsinë në minutën e 45-të, kur shënoi për 3-1 me anë të Tomasov.

Pjesa e dytë ishte sërish e dominuar nga Chelsea, por gola nuk u shënuan nga asnjë prej ekipeve.

Chelsea kryeson tabelën tashmë me 15 pikë, ndërsa ndeshjen e fundit e zhvillon në shtëpi përballë Shamrock Rovers. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos