Një vit pa mbretin e futbollit Pele

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2023, 10:11 | Futboll

Një vit pa mbretin e futbollit Pele

Një vit më parë, në 29 dhjetor, në moshën 82-vjeçare ndërroi jetë legjenda Pele. Braziliani që bëri gjithë botën të dashurohej pas futbollit të tij, vdiq pas një sëmundjeje të rëndë me të  cilën kishte kohë që luftonte.

Legjenda e futbollit brazilian dhe atij ndërkombëtar, më i dashuri në vendin e tij, për shumë vite ishte në qendër të një rivaliteti të largët me Maradonën për lojtarin më të mirë në historinë e futbollit.

Pelé, ishte i vetmi futbollist që kishte  fituar tre herë Kupën e Botës dhe i pari që ka shënuar në katër edicione të ndryshme.

Pele është golashënuesi më i mirë në histori për kombëtaren braziliane, me 77 gola në 92 ndeshje ndërkombëtare. Ai luajti për Santos gjatë gjithë jetës së tij, nga viti 1957 deri në 1974 kur vari dhe këpucët në gozhdë.

Vitet e fundit Pele vuante nga problemet e veshkave dhe prostatës. Ai u operua dhe hoqi tumorin nga zorra e trashë në shtator të vitit 2021.

Por, një vit më vonë, në fund të nëntorit 2022, legjenda braziliane u shtrua përsëri në spital. Gjendja e tij u përkeqësua dhe në fund të dhjetorit, ai mbylli sytë përgjithmonë.

Megjithatë për klasin dhe spektaklin që ai dhuronte në fushe, do të mbahet mend nga çdo dashamirës i futbollit të bukur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos