Serie A, shpëton Cagliari, Sassuolo bie nga kategoria

Nga A2 CNN
20 Maj 2024, 16:36 | Futboll

Serie A, shpëton Cagliari, Sassuolo bie nga kategoria

Sassuolo e Nedim Bajramit dhe Marash Kumbullës bie nga kategoria. Skuadra e dy kuqezinjve u mposht me rezultatin 2-0 në shtëpi nga Kaljari, në javën e 37-të të kampionatit, që vulosi rënien në Serinë B pas 11 vjetëve.

Sfida u vendos nga golat e Pratit në të 71-ën dhe Lapadulës në shtesë. Sasuolo zbriti një kategori më poshtë, edhe prej rezultateve të Frozinones, Udinezes dhe Empolit. Nga ana tjetër, me këtë sukses, Kaljari garantoi matematikisht qëndrimin në elitë.

Një sukses i madh ky për ekipin nga Sardenja të drejtuar nga Ranieri. Në këtë takim, mbrojtësi Kumbulla u aktivizua në minutën e 19-të, ku zëvendësoi të dëmtuarin Erliç dhe shkaktoi penallti. Ndërkohë, Bajrami qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në stolin e rezervave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos