
Ajo që mori vëmendjen më të madhe ishte ceremonia madhështore e hapjes së Botërorit, e cila u ndoq nga miliona tifozë në mbarë botën dhe shënoi nisjen zyrtare të një prej ngjarjeve më të mëdha sportive në planet.
Ylli kolumbian i muzikës pop, Shakira, performoi himnin zyrtar të Kupës së Botës, “Dai Dai'' Artistja e njohur u ngjit në skenën e stadiumit legjendar Azteca në Mexico City , ku performoi së bashku me këngëtarin nigerian Burna Boy, shkruan A2 CNN. Kënga “Dai Dai”, simbolizon frymën e unitetit dhe emocionet që shoqëruan turneun.
Pjesë e spektaklit ishin edhe Xhej Balvin dhe këngëtarja Taila”. Organizatorët theksuan se përzgjedhja e artistëve synonte të pasqyronte diversitetin kulturor dhe muzikor të kontinenteve pjesëmarrëse në turne. (A2 Televizion)