“Socca World Cup 2024”, Kombëtarja e minifutbollit kualifikohet në 16 ekipet më të mira

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2024, 14:49 | Futboll

“Socca World Cup 2024”, Kombëtarja e minifutbollit kualifikohet

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit kualifikohet në 16 ekipet më të mira të Kampionatit Botëror “Socca World Cup 2024”.

Kuqezinjtë mundën Meksikën me rezultatin 3-1 në një ndeshje të dominuar nga skuadra e Irtan Sejkos që realizoi tre gola spektakolar.

Për kuqezinjtë shënuan Armand Gapi, Guido Tepshi dhe Endrit Kaca që vulosën shpejt fatin e ndeshjes.Në fund të takimit rrugën e rrjetës e gjeti edhe Meksika por një gol që vlen vetëm për statistika pasi festa ishte e gjitha kuqezi.

Në raundin e 1/16-ave Shqipëria do të përballet sot me Belgjikën me duelin që nis në orën 15;35.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos