
Të paktën 9 persona humbën jetën në një lokal në Meksikë, si pasojë e një sulmi të armatosur nga një grup i armatosur.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së mërkurë në një lokal nate në Apaseo del Alto në shtetin Guanajuato.
Dëshmitarët tregojnë se ishin 7 persona të maskuar dhe të armatosur që hynë në lokal dhe qëlluan këdo që gjetën brenda, pa bërë asnjë diferencim.
Motivet e sulmit janë ende të paqarta, por ngjarje të tilla janë regjistruar së fundmi në Guanajuato, ku mendohet se ka nisur një përballje e rëndë mes klaneve rivale të drogës. (A2 Televizion)