Sulmohet me thikë një i ri në sheshin “Skënderbej”

Nga A2 CNN
27 Janar 2023, 08:17 | Kronikë
Sulmohet me thikë një i ri në sheshin

Një 29 vjeçar është plagosur me thikë në orët e para të mëngjesit ndërsa ishte duke kaluar në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet.

29 vjeçari O.D. ka marrë plagë serioze dhe është dërguar në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:10 ndërkohë që autori i ngjarjes është ende i paidentifikuar dhe policia po punon për identifikimin e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos