Të gjitha llojet e drogës në banesë, kapet shpërndarësi në Tiranë

Nga A2 CNN
7 Maj 2023, 10:48 | Kronikë
Të gjitha llojet e drogës në banesë, kapet

Një 49 vjeçar që shpërndante lëndë narkotike në zona të ndryshme është arrestuar nga policia e Tiranës mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet.

Forcat operacionale “Shqiponja” bënë të mundur vënien në pranga të 49 vjeçarit K.B. pas informacioneve të marra se ushtronte aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së substancave narkotike.

Pas kontrollit fizik dhe të banesës, shtetasit K.B. iu gjet një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike të llojit, ekstazi, kanabis, kokainë dhe vaj hashashi, të ndara në doza, gati për t’u shitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Edicioni informativ nga Suela Demiri