Vaksinimi i fëmijëve dhe të moshuarve, shumica e prindërve refuzojnë, pensionistët pro dozës së tretë

Nga A2 CNN
25 Tetor 2021, 16:32 | Aktualitet
Vaksinimi i fëmijëve dhe të moshuarve, shumica e prindërve

Rekomandimi i Komitetit të Imunizimit për të vaksinuar fëmijët mbi 16 vjeç dhe ata të moshës nga 12 deri në 15 vjeç me rekomandim të mjekut pediatër, prej 1 nëntorit i ka gjetur prindërit me qëndrime të ndryshme. 

Ndonëse shumica e të pyeturve janë kundër, ka edhe nga ata që janë të gatshëm të japin autorizimin nëse u kërkohet.

E kundërta ndodh me të moshuarit. Rekomandimin për të marrë dozën e tretë e shohin si një mundësi për të qenë më të mbrojtur.

Ka edhe nga ata që për shkak të efekteve anësore nga dozat e mëhershme refuzojnë të marrin vaksinën e tretë.

Sipas udhëzimit të Komitetit të Ekspertë, doza e tretë për të moshuar mbi 60 vjeç do kryhet 6 muaj pas asaj të dytë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024