
Presidenca e Bashkimit Europian ka kërkuar ngritjen e një gjykate ndërkombëtare për luftën rusë në Ukrainë. Thirrja nga republika e Çekisë e cila mban presidencën e radhës së bllokut, erdhi pas zbulimit të qindra varreve në Izium, një qytezë e çliruar së fundmi nga trupat ukrainase.
Shumë prej viktimave thuhet të jenë civilë, mes të cilëve gra e burra…”në mbështesim ndëshkimin e të gjithë kriminelëve të luftës. Në shekullin e 21, sulmet të tilla kundër popullsisë civile janë të paimagjinueshme dhe të neveritshme”, deklaroi ministri i jashtëm çek .Ukraina beson se krime lufte janë kryer në Izium, ku deri më tani janë zhvarrosur rreth 60 trupa, e të tjerë pritet të nxirren nga varret në një pyll në periferi të qytetit.
“Gërmimet vazhdojnë në Izuim të rajonit të Harkivit, në zonën e lokalizuar si varrezë masive. Janë zbuluar prova të reja për torturat ndaj qytetarëve të varrosur atje. Në zonat e çliruara të rajonit të Harkivit janë gjetur më shumë se 10 dhoma torturash në disa qyteza e fshatra”, tha presidenti Zelensky.
Zbulimi i varreve masive erdhi teksa ushtria ukrainase vijon kundërofensivën në veri-lindje të vendit pas suksesit në çlirimin e një pjese të madhe terrori nga Rusia gjatë ditëve të fundit. Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se kundër ofensiva e Ukrainës nuk do të ndryshojë planet e Moskës në lindje të vendit. Ministria britanike e Mbrojtjes deklaroi se Rusia po intensifikon sulmet ndaj infrastrukturës në Ukrainë me qëllimin për të minuar moralin e popullit dhe të qeverisë. (A2 Televizion)