Vreshta me rrush dhe kanabis, pranga 55-vjeçarit

Nga A2 CNN
3 Qershor 2022, 09:39 | Kronikë

Një 55-vjeçar ra në prangat e policisë së Mallakastrës, ndërsa babai i tij u procedua penalisht, nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Gryka” u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç., 55 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë, babai i tij, shtetasi S. Ç., 72 vjeç, banues në Klos.

Këta dy shtetas kishin mbjellë më shumë se 200 rrënjë kanabis në një vresht me rrush në pronësi të tyre, të cilat u asgjësuan nga policia me djegie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos