Zgjedhjet e 14 majit, Dule zyrtarizon kandidatët për Dropullin, Finiqin dhe Himarën

Nga A2 CNN
22 Janar 2023, 16:41 | Politikë
Zgjedhjet e 14 majit, Dule zyrtarizon kandidatët për Dropullin,

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut së bashku me përfaqësues të Omonia-s zyrtarizojnë kandidatët për kryetar të bashkive Dropull, Finiq dhe Himarë.

Thanas Maneka është kandidat për bashkinë Dropull, ndërsa për Finiqin do të jetë kryebashkiaku aktual, Leonidha Kristo. Për bashkinë e Himarës do të kandidojë Fredi Bejleri.

Partia Demokratike në opozitë nuk zhvilloi primare në këto bashki, pasi neë aleancë me Vangjel Dulen, ia lanë në dorë partisë së tij propozimin e kandidatëve për kryebashkiakë për zgjedhjet e 14 majit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos