
Një zjarr i përmasave të mëdha ra mesditën e kësaj të shtune në Tiranë. Flakët u përhapën me shpejtësi në zonën e njohur si “Kodra e Diellit 2”, por fatmirësisht pranë vendit ku ra zjarri nuk kishte banesa.
Drejt vendngjarjes u nisën dy zjarrfikëse, ndërkohë që mësohet se zjarri është i qëllimshëm për pastrimin e tokës nga shkurret.
Pas disa minutave, flakët u shuan, ndërsa policia ndodhet në zonë për të bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e personit që dogji kullotën. (A2 Televizion)