I ftuar në A2 eksperti i komunikimit Julian Zyla komenton ngjarjet e fundi ttë politikës në këndvështrimin e komunikimit politik.
Ngjarjet e djeshme bëjnë të mendosh se komunikimi mes partive të ketë dështuar, por Zyla thotë se “nuk di a është dështim i komunikimit apo mungese dëshire”, ku opozita gjithsesi kërkon të dëgjohet nga opinioni publik dhe faktori ndërkombëtar, me metoda gjithmonë më shumë ekstreme.
Por Zyla vëren edhe që sipas tij opozita nga pikëpamja e komunikimit po kalon në një llojë “avantazhi viziv”, sepse ka ”hequr kollaren”, gjë që ka një aspekt tërheqës për një parti opozitare.
Por opozita sipas tij duhet të dijë që përballja me ekzekutivin do jetë “një ndeshje që do të përfundojë me pikë, dhe jo me një KO sa herë thuhet Rama Ik”, ku pikët finale kanë të bëjnë me besimin që populli do t’ i japë opozitës. (A2 Televizion)