11 qytetarët kanë rezultuar me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërkohë që nuk është shënuar asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë njofton se 7 persona janë shëruar, kurse në Spitalin Infektiv aktualisht po marrin trajtim 2 pacientë.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë
8 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 403 testime, nga të cilët 11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:
6 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Sarandë, Gjirokastër, Korçë, Berat.
Janë 125 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,579 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 8 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 403
Testime totale 2,033,468
Raste pozitive 333,300
Raste të shëruara 329,579
Raste Aktive 125
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 105
Fier 8
Durrës. 3
Vlorë 3
Berat. 2
Shkodër. 1
Elbasan. 1
Korçë 1
Lezhë. 1
Gjirokastër. 1 (A2 Televizion)