Champions: fitojnë ekipet big, “luftë” me bomba molotov në Athinë!

Prerja e flokëve ikonikë i ka dhuruar fat Fellani, vendimtar për Manchester United

Turni i parafundit i grupeve të Champions, të paktën ditën e martë, kaloi pa surpriza të mëdha. Të gjitha favoritet fituan duke siguruar në këtë mënyrë kualifikimin e parakohshëm ose gjithsesi një pozicion tejet komod.

Të lehtësuar nga fitorja e befasishme e çekëve të Viktoria Plzen në Moskë ndaj CSKA-së, Real Madidi dhe Roma tashmë të kualifikuara u ndeshën në një “miqësore” luksi ku prevaluan miqtë madrilen me golat e Gareth Bale dhe Lukasz Vasquez, duke siguruar kreun e grupit G.

Roma del humbëse ndaj Realit edhe pse gabon shumë raste, si kjo e turkut Under

Në grupin E, fitorja e lehtë e Bajernit ndaj Benfikës u harrua nga pamjet e frikshme që vinin nga Athina, ku përleshjet midis tifozëve të Ajaksit me ato të AEK degjeneroi në hedhje të një shishe “molotov” në drejtim të holandezëve, duke shkaktuar disa të plagosur. Ndeshja përfundoi me fitoren e Ajaksit 0-2, por askush nuk i dha rëndësi rezultatit. Bajerni dhe Ajaksi janë tashmë të kualifikuar.

Senatorët e Bajernit sërish vendimtarë në fitoren e bavarezëve

Juventusi vazhdon të dominojë grupin H dhe pas fitores me Valenciën vetëm matematika e ndan nga vendi i parë. Goli i Mandzukic si pasojë e një tjetër aksioni ekzemplar të Ronaldos i mjafton bardhëzinjve për të fituar në një stadium që mendimet e tij ia kishte kushtuar shëndetit të kapitenit legjendar Gianluca Vialli, që ditët e fundit ka rrëfyer betejën e tij kundër kancerit.

Mandzukic feston sërish, e lehtë kur luan me Ronaldon!

Ndërkohë në Manchester, ekipi i Mourinjos arrin fitoren ndaj Young Boys vetëm në minutat e fundit me Fellaini. Reagimi i trajnerit portugez pas golit tregon temperamentin e tij dhe u bë virale në rrjetet sociale.

Në grupin F, Manchester City dominon sipas parashikimeve, dhe pika ndaj Lionit, me rezultat përfundimtar 2-2, i mjafton anglezeve që të kualifikohen dhe të zënë vendin e parë.

Sergio Aguero mjafton për Manchester City

Goli i Sergio Aguero në minutën 83 i largoi Guardiolës shumë probleme në një grup të ekuilibruar, ku fitorja e Shaktjar Donjetsk në transfertën gjermane ndaj Hoffenheim (2-3) ndez shpresën e ukrainaseve për kualifikim në sfidën direkte me Lionin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN