Senati Akademik i Arteve mbështet studentët

Senati Akademik i Universitetit të Arteve ka dalë me një shkresë zyrtare në mbështetje të kërkesave të studenteve, duke bërë gjithashtu thirrje për përgjysmimin e tarifave universitare.

Senati i Universitetit të Arteve merr përsipër përfshirjen e të gjitha mekanizmave financiare materiale e proceduriale për të garantuar transparencë në realizimin e tyre, për të pasur një arsim cilësor dhe përfshirje të drejtpërdrejtë të studenteve.

Gjithashtu Senati Akademik i Universitetit të Arteve shprehet i gatshëm të ngrejë një grup pune me pedagogë e studentë për shqyrtimin e të gjitha problemeve të ndryshme që ngrihen.
Deklarata u publikua ne faqen zyrtare te Universitetit të Arteve në Tiranë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN