Pretendimet për dhunë ndaj një protestuesi të arrestuar, Avokati i Popullit nis verifikimet

Nga A2 CNN
4 Korrik 2026, 14:48 | Aktualitet

Pretendimet për dhunë ndaj një protestuesi të arrestuar,

Dy ekipe të Avokatit të Popullit kanë zhvilluar inspektime pas pretendimeve për dhunë ndaj një protestuesi të arrestuar, i cili mbahet prej rreth 48 orësh në bllokun e sigurisë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë.

Pretendimet u bënë publike nga avokati Gentian Serjani, i cili deklaroi se klienti i tij, Niko Qarkaj, është dhunuar gjatë qëndrimit në ambientet e policisë. Sipas avokatit, nuk është marrë në konsideratë as gjendja shëndetësore e të arrestuarit, i cili vuan nga epilepsia dhe, sipas tij, ka shfaqur disa kriza gjatë ndalimit.

Pas këtyre pretendimeve, Avokati i Popullit angazhoi dy ekipe në terren. Njëri ekip u drejtua në spital, ndërsa tjetri në bllokun e sigurisë të Komisariatit Nr. 3, me qëllim verifikimin e rrethanave të ngjarjes dhe të pretendimeve të ngritura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos