Zjarri në malin e Shëngjinit, vijon përhapja me shpejtësi e flakëve, plagoset një person

Nga Igli Çelmeta
3 Korrik 2026, 23:10 | Aktualitet

Zjarri në malin e Shëngjinit, vijon përhapja me shpejtësi e

Ka vijuar gjatë orëve të mbrëmjes përhapja me shpejtësi e flakëve në malin e Shëngjinit, pranë rrugës kryesore në lagjen Sake.

Në përhapjen e flakëve ka ndikuar edhe era e fortë, ndërsa zjarrfikësit po hasin vështirësi që të ndërhyjnë pranë vatrës, për shkak të terrenit.

A2CNN mëson se aktualisht janë 5 zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkaq, raportohet edhe për një shpërthim pranë vatrës së zjarrit.

Dyshohet se një cope gur plagosi pasagjerin e një makine që shkonte në drejtim të Shëngjinit.

I riu u transportua menjëherë drejt Spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore, ndërsa po hetohet ngjarja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos