
Në protestën e të enjtes qytetarët kërkuan lirimin e të gjithë protestuesve të shoqëruar në polici. Ata përsëritën edhe thirrjen për largimin e kryeministrit Rama, por ky i fundit përmes një interviste të dhënë për Deutche Welle tha se as nuk e mendon largimin nga detyra.
Me këtë thirrje për autoritetet nisi marshimi i ditës së 33-të.
Kaosi i paradites, të enjten mbrëma i la vendin një proteste më të qetë. Përveç lirimit të personave të shoqëruar qytetarët nuk harruan të përsërisin kërkesat e tyre të mëparshme.
I qetë ishte edhe qëndrimi poshtë zyrës së kryeministrit Rama i cili përmes një interviste në DË ua bëri sërish të qartë protestuesve se as nuk e mendon largimin nga detyra.
Pasi adresuan të njëjtat shqetësime ndaj politikës së re dhe të vjetër marshuan drejt komisariatit ku u shoqëruan rreth 20 protestues.
Qytetarët përsëritën zotimin se do të rikthehen në protestë të premten ndërsa të shtunën e 4 korrikut pritet që në tubim të marrin pjesë edhe shqiptarët e diasporës. (A2 Televizion)