
Egjipti ka siguruar një kualifikim historik në fazën e 1/8-ve, pasi mposhti Australinë me rezultatin 4-2 pas goditjeve të penalltive. Sfida ishte tepër e luftuar dhe u mbyll 1-1 pas 120 minutave lojë, ndërsa nga pika e bardhë “faraonët” treguan më shumë saktësi, duke prerë biletën për raundin e radhës.
Suksesi i madh solli emocione të forta në kampin egjiptian. Ylli i skuadrës, Mohamed Salah, nuk i mbajti dot lotët pas vërshëllimës përfundimtare, teksa festoi së bashku me shokët arritjen historike.
Në fazën e 1/8-ve, Egjipti mund të përballet me Argjentinën e Lionel Messit, nëse kampionët në fuqi shmangin surprizën ndaj debutuesve të turneut, Kepit të Gjelbër, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 1/16-ave.
“Është histori”, deklaroi Salah pas kualifikimit. “U thashë djemve para ndeshjes se kjo është skena më e madhe ku mund të luash. Shijojeni dhe mos lejoni që presioni t’ju ndikojë”, u shpreh kapiteni i Egjiptit.
(A2 Televizion)