Makina merr flakë në lëvizje, del në kohë drejtuesi i mjetit

Nga Edi Ruçi
3 Korrik 2026, 23:47 | Kronikë

Makina merr flakë në lëvizje, del në kohë drejtuesi i

Një tjetër automjet është përfshirë nga flakët në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” ka marrë flakë gjatë lëvizjes në rrugën që të çon drejt Kaninës, pranë vendit të njohur si “Bishti i Kalldrëmit”.

Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë, ndërsa automjeti është përfshirë nga flakët. Në vendngjarje janë nisur forcat zjarrfikëse për të vënë nën kontroll zjarrin.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit pritet të zbardhen nga grupi hetimor (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos