
Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Portonovës në Vlorë, ku një vajzë e re është gjetur e mbytur në det.
Viktima është identifikuar si A. Gjilaj, 29 vjeçe, e cila kishte shkuar për pushime në këtë zonë së bashku me familjen e saj.
Pas nxjerrjes nga uji, trupi i pajetë është transportuar fillimisht drejt Triportit dhe më pas në morg, ku pritet të kryhen procedurat përkatëse.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
(A2 Televizion)