PD ankimon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

Nga A2 CNN
3 Korrik 2026, 17:08 | Politikë

PD ankimon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për

Partia Demokratike ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe komisionit hetimor për rrugët.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kuvendit, i cili refuzoi ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare për kontratat e investimeve në infrastrukturën rrugore dhe për kontrollin e ligjshmërisë së funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)”, thuhet në një njoftim për mediat.

Kërkesa mban firmat e 46 deputetëve të opozitës dhe argumenton në detaje shkeljet kushtetuese që, sipas saj, ka kryer Kuvendi duke mos pranuar ngritjen e mekanizmit kryesor parlamentar për transparencë dhe llogaridhënie, siç janë komisionet hetimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos