Rama njofton hapjen e shkollës Kombëtare të Forcave Speciale: Do të trajnohen e stërviten nga Izraeli

Nga A2 CNN
3 Korrik 2026, 13:27 | Politikë

Rama njofton hapjen e shkollës Kombëtare të Forcave Speciale: Do

Pas hapjes së shkollës kombëtare të fluturimit, hapi tjetër është shkolla kombëtare e forcave speciale. Këtë njoftoi kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së hapjes së Shkollës Kombëtare e Fluturimit, sipas të cilit do të trajnohen e stërviten nga Izraeli.

“Jemi në diskutime me partnerët tanë për të sjellë një nga ekselencat botërore të stërvitjes të trajnimit edukimit e certifikimit të forcave speciale nga Izraeli. Shkolla kombëtare e Forcave Speciale do të jetë e hapur edhe për të tjerët dhe do mirëpresë kadetë nga vendet aleate të rajonit duke filluar nga Kosova e më gjerë. Ambicia jonë është që të dy këto pole të reja të transformimit të sistemit të mbrojtjes të kthehen në pole ekselence përtej kufirit tonë garancia jonë janë miqtë e aleatët tanë të forcave të sigurisë dhe forcave ajrore të Izraelit. Shkolla do të bashkëpunojë edhe me partnerët e tjerë do të jetë e hapur dhe për lidhje të tjera por fillimi është shumë i mbarë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos