Zjarr në malin e Shëngjinit, flakët po përhapen me shpejtësi

Nga A2 CNN
3 Korrik 2026, 21:39 | Aktualitet

Zjarr në malin e Shëngjinit, flakët po përhapen me

Një zjarr ka rënë në malin e Shëngjinit, pranë rrugës kryesore në lagjen Sake, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.

Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të bimësisë së dendur dhe të tharë në këtë zonë, duke favorizuar avancimin e zjarrit.

Në vendngjarje janë angazhuar forcat e shërbimit zjarrfikës, si dhe strukturat e tjera të emergjencave të Bashkisë Lezhë, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së tyre.

Deri në këto momente, zjarri nuk paraqet rrezik për banesat apo për rrugën kryesore. Qarkullimi i automjeteve vijon normalisht.
(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos