Hahn i shqetësuar për numrin e lartë të azilantëve shqiptarë në BE

Gjatë takimit të shkurtër me Kryeministrin Edi Rama, Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, ka shprehur shqetësimin e tij për numrin ende të lartë të aplikimeve të pabazuara për azil nga qytetarë shqiptarë në disa shtete anëtare të BE-së.

Sipas njoftimit për shtyp të mbërritur nga zyra e Bashkimit Europian në Tiranë, Hahn mësohet të ketë kërkuar trajtimin e shkaqeve themelore të këtij fenomeni, ndërsa ia vënë theksin tek intensifikimi i bashkëpunimit me shtetet anëtare të unionit të prekura nga ky problem.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN