Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, tre të plagosur

Nga A2 CNN
2 Korrik 2026, 19:39 | Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, tre të

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Levan -Tepelenë, pranë fshatit Buzmadh.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen Touran, në të cilin udhëtonin tre persona drejtuesi i mjetit, një grua dhe një i mitur - ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, të tre kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier. Burime nga spitali bëjnë me dije se gruaja dhe i mituri ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit vijon të jetë në sallën e operacionit, në gjendje të rëndë shëndetësore, nën kujdesin e mjekeve

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, po punohet edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos