15 efektivë policie mbetën të lënduar gjatë protestës para Parlamentit, Hita i viziton në Spitalin e Traumës

Nga A2 CNN
2 Korrik 2026, 17:48 | Kronikë

15 efektivë policie mbetën të lënduar gjatë

Pesëmbëdhjetë punonjës të Policisë së Shtetit mbetën të lënduar gjatë tubimit të zhvilluar sot para Parlamentit, ndërsa ishin në ushtrim të detyrës.

Sipas Policisë së Shtetit, lëndimet u shkaktuan si pasojë e goditjeve me gurë, sende të forta dhe mjete piroteknike ndaj forcave të rendit.

Pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, vizitoi efektivët e shtruar në Spitalin e Traumës. Gjatë takimit, ai u informua për gjendjen e tyre shëndetësore dhe u shprehu mbështetjen e institucionit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos