
Një automjet tip "Benz" është përfshirë nga flakët në një lagje periferike të qytetit të Korçës, raporton A2 CNN.
Burime pranë policisë bëjnë me dije se automjeti ishte i parkuar, ndërsa drejtuesi i tij ndodhej në një dyqan aty pranë. Në ato momente, ai ka vënë re se mjeti ishte përfshirë nga flakët.

Menjëherë është njoftuar Shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë Korçë, efektivët e të cilit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Megjithatë, automjeti është djegur plotësisht.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit. (A2 Televizion)