8 të shoqëruar dhe 3 efektivë të plagosur, protestuesit shkojnë në dy komisariate

Nga A2 CNN
2 Korrik 2026, 11:50 | Kronikë

8 të shoqëruar dhe 3 efektivë të plagosur, protestuesit

Tetë persona janë shoqëruar nga policia pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit. A2 CNN raporton se tre efektivë policie kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Një pjesë e protestuesve që u larguan nga protesta para parlamentit dhe sapo kanë mbërritur te komisariati nr. 1 dhe nr. 4, ku më herët janë shoqëruar disa protestues.

Ata janë vendosur në të dyja anët e rrugës duke bllokuar qarkullimin.

Në përditësim... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos