Mbyllen hetimet për inceneratorin e Tiranës, dërgohen për gjykim 10 të pandehur

Nga Armand Bajrami
2 Korrik 2026, 11:39 | Kronikë

Mbyllen hetimet për inceneratorin e Tiranës, dërgohen për

Mbyllen hetimet për inceneratorin e Tiranës. Dhjetë të pandehur u dërguan për gjykim: Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Dashamir Ymeraj, Arjola Kodra, Denisa Tollkuçi, Elton Bualli, Endrit Habilaj, Renato Nallbani, Giuseppe Ciaffaglione dhe Marc Richard Lappat.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzat për “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” ndaj tyre.

Këta të pandehur i përkasin njërit prej fraksioneve të dosjes së inceneratorit të Tiranës, ndërsa hetimet vazhdojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos