
Protestuesit kanë nisur sërish goditjen me vezë të makinave të deputetëve socialistë.
Në momentin kur këta deputetë po largoheshin nga Kuvendi, protestuesit nisën sërish të hidhnin vezë në drejtim të tyre, shkruan A2.
Nga protesta e sotme ka pasur 8 protestues të shoqëruar në polici, ndërsa në spital kanë marrë ndihmën 3 policë dhe 4 protestues. (A2 Televizion)