
Arrest me burg ka vendosur Gjykata e Korçës për Nikollas Agollin dhe David Priftin, të dy këta persona të arrestuar për plagosjen e Brian Syzos disa ditë më parë në Pogradec.
Gjatë seancës, autori Nikolla Agolli ka pranuar se ka qenë ai që ka qëlluar me armë, ndërsa ka shtuar se këtë veprim e ka bërë për t’u hakmarrë, pasi vëllai i Brian Syzos e ka rrahur atë dhe plagosur me thikë.
"E bëra. E godita. Jo më qëllimin për ta vrarë. Unë e godita në këmbë që ai të kuptonte çfarë do të thotë të plagosesh dikë. Siç me rrahën mua e plagosën vjet. Kam qenë vetëm në makinë", ka thënë Nikolla Agolli.
Ndërsa David Prifti nuk ka pranuar akuzën, duke u shprehur se në momentin e ngjarjes nuk ka qenë me Agollin, por tjetërkund. (A2 Televizion)