
Jo vetëm Irani dhe vendet fqinje, por edhe Kremlini po pagujanë para për të destabilizuar Shqipërinë. Këtë deklaratë bëri nga foltorja e Kuvendit kreu i grupit PS Taulant Balla, i cili njoftoi se shumë shpejt mazhoranca do të dialogojë me protestuesit.
“Kush në Shqipëri nuk e beson dot se këtu është dorë e huaj që po paguan para për të destabilizuar Shqipërinë duhet ta kuptojnë që kjo është jo vetëm Irani dhe vende fqinje që nuk duan ta shohin Shqipërinë në turizëm, por edhe aktorë të tjerë përfshirë edhe Kremlini”, tha Balla.
Ai theksoi se protesta është shoqëruar me elementë dhune dhe individë me precedentë penalë.
“Detyra jonë është të vijojmë përpara ta bëjmë Shqipërinë anëtare të be. Protestuesve dua të jem i drejtpërdrejt: pak ditë na ndajnë kur koha e dialogut me ju që kishit arsye legjitime për të protestuar po vjen që nga zemërimi me natyrën dhe ndaj atyre që kanë shpërdoruar besimin mbi karrigen e pushtetit dhënë nga PS. Arsyet e sinqerta të protestës jemi gati ti dëgjojmë e reflektojmë.
Kam besim se qytetaria e bukur e bulevardit të flamingove do të distancohet edhe më shumë se dje nga dhuna e mbeturinave politike e sociale që kanë marrë peng protestën. Protesta nuk ka gjë të përbashkët me këtë individë kriminalë që po përdorin protestën për qëllime të pista të inteferncave të ndikimeve të huaja”.
Deklarata e plotë e Ballës në Kuvend
Ende nuk i dimë arsyet sepse PD, ndjesë pastë, e ka bojkotuar këtë seancë, por shpresoj shumë që të jetë në seancat në vijim. Kush mendon se mund t’i bëjë presion deputetëve të Kuvendit për t’i ushtruar detyrën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe detyrimin për të vijuar punën në këtë moment historik të natyrësimit në BE, e ka shumë gabim. Jo sot, por çdo ditë deri në 2029, ky Kuvend do të vazhdojë të ushtrojë mandatin që na kanë besuar qytetarët shqiptarë dhe do t’i qëndrojë besnik mbi 800 mijë votave që na kanë sjellë në këtë sallë.
Dënojmë aktet e dhunës të frymëzuara nga individë kriminalë të përfshirë brenda protestës. Ne kemi treguar vetë pak prej tyre që janë përfshirë në aktivitet kriminal të trafikut të drogës, grabitjes, dhunës. Një individ nga Lezha, njëfarë Anton Frroku, që është një ndër profilet më të paimagjinueshme të banditizmit dhe kriminalitetit në këtë protestë, i cili është në kërkim për dhunë brenda familjes, se vetëm këta mund t’i kesh ditën në protestë dhe natën dhunojnë bashkëshorten e vet. I kërkoj policisë ta gjejë menjëherë dhe t’ua tregojë flamengove të OFV-së që dalin në protesta në mbrojtje të barazisë gjinore; do mirëprisja që ndonjë të distancohej. 3 punonjës policie janë të plagosur dhe ky Kuvend nuk mund të heshtë. Gjaku i punonjësve të policisë është gjaku i shtetit.
Qëndrimi i Kuvendit duhet të jetë i qartë. Këta e humbën davanë që ditën e parë. Këta nuk mund të jenë një parti që e dinë se çfarë është shteti.
Detyra jonë është të vijojmë përpara ta bëjmë Shqipërinë anëtare të be. Protestuesve dua të jem i drejtpërdrejt: pak ditë na ndajnë kur koha e dialogut me ju që kishit arsye legjitime për të protestuar po vjen që nga zemërimi me natyrën dhe ndaj atyre që kanë shpërdoruar besimin mbi karrigen e pushtetit dhënë nga PS. Arsyet e sinqerta të protestës jemi gati ti dëgjojmë e reflektojmë.
Kam besim se qytetaria e bukur e bulevardit të flamingove do të distancohet edhe më shumë se dje nga dhuna e mbeturinave politike e sociale që kanë marrë peng protestën. Protesta nuk ka gjë të përbashkët me këtë individë kriminalë që po përdorin protestën për qëllime të pista të inteferncave të ndikimeve të huaja
Kush në Shqipëri nuk e beson dot se këtu është dorë e huaj që po paguan para për të destabilizuar Shqipërinë duhet ta kuptojnë që kjo është jo vetëm Irani dhe vende fqinje që nuk duan ta shohin Shqipërinë në turizëm, por edhe aktorë të tjerë përfshirë edhe Kremlini. (A2 Televizion)