Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, plagosen 4 persona

Nga A2 CNN
2 Korrik 2026, 17:30 | Kosova

Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, plagosen 4

Katër persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qendër të Podujevës të enjten pasdite. Ata po marrin trajtim mjekësor në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se hetimet tregojnë se të dyshuarit kanë lidhje familjare, konkretisht bëhet fjalë për nip dhe dajë, ndërsa motivi i dyshuar i përleshjes lidhet me një mosmarrëveshje të mëhershme, raporton Koha.

Sipas organit të akuzës, personat e përfshirë dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vrasja e rëndë në tentativë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos