Meta: Po të kishte funksionuar Reforma, nuk do të ishim pa Gjykatë Kushtetuese

I ftuar në një konferencë mbi temat e transicionit, presidenti Ilir Meta u përqendrua edhe tek situata politike shqiptare, ku vendi sipas tij po kalon një “situatë serioze”.

Meta cilësoi sistemin politik që ka buruar nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 si “sistem i mbyllur partiak” që ka dërguar vendin në situatën aktuale, ku vetë Parlamenti është “jo funksional”.

Meta kritikoi hapat e ndërmarra deri më tani në reformën në drejtësi, kur thotë se ajo po zgjatet jashtë parashikimeve, dhe kanë kaluar tashmë 3 vjet pas miratimit.

Sipas presidenti, qysh në fillimet e saj ai kishte paralajmëruar, si kryetar parlamenti, “mbi rrezikun e cenimit të Gjykatës Kushtetuese”, siç ndodhi, duke shtuar se “po të kishte funksionuar reforma, nuk do të kishim mbetur asnjë minutë pa Kushtetuese”.

Sipas tij reforma bëhet “me standarde dhe jo me retorikë dhe presione”, dhe për këtë ai si president ka kërkuar angazhimin e BE-së dhe EURALIUS, por këta të fundit mbajnë qëndrimin  e tyre si mision teknik dhe nuk përfshihen.  

Meta zbuloi edhe që i ka kërkuar drejtorit për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson që të “sjellë një mision vlerësimi për zbatimin e reformës”.

Kjo, sipas, tij është një nga dëshmitë që presidenti po bën maksimumin për nuk mund të ulë në tavolinë dy njerëz, si liderët e ekzekutivit dhe opozitës, ku “njeri  thotë që nuk ulem me këtë si kryeministër, kurse  tjetri thotë që 30 qershori është një histori suksesi”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN