Premtimi i Bashës për heqje të gjobave, Nesturi: Do shkaktojë furtunë në institucionet fiskale dhe do t’i zhbëjë

“Heqja e gjobave do të thotë furtunë e madhe në institucionet fiskale dhe zhbërje të tyre”. Kështu e sheh analisti Platon Nesturi premtimin e kryedemokratit Lulzim Basha në lidhje me heqjen e gjobave. Sipas kjo nuk bëhet me qëllim luftimin e korrupsionit, por është për qëllim elektoral për të fituar vota.

“Këtu nuk është një element me luftën kundër korrupsionit moratoriumi për heqjen e taksave është konsum i mirëfilltë elektoral për mbledhjen e votave. Të thuash këtë gjë është ftesë për të fituar vota, duke premtuar shmangien e vendosjes së gjobave 1-vjeçare. Heqja e gjobave në vetvete parashikon furtunë të madhe në institucionet fiskale, gati në zhbërjen e tyre deri sa të krijohet një sistem i ri në një periudhë 1 vjeçare dhe deri atëherë nuk e dimë. Besoj që ka shumë për të bërë që të ulet grupi i atyre që vënë gjoba e inspektime. Ka shumë elementë që duhen rregulluar. Të bësh premtim për heqjen e gjobave që parashikon furtunë dhe mosfunksionim të tyre, atëherë nuk dihet se cili do të jetë efekti si në ekonomi dhe institucionet  e reja dhe në formulën e re që do të ndërtohet”.

Nga ana e tij gazetari i BIRN Gjergj Erebara tha se problemi është se çfarë garancish ka që këto institucione nuk do të jenë më politike.

“Problemi është që çfarë garancish ka që këto institucione nuk do të jenë më politike? Që ikën një militant i PS dhe vjen një i PD.

Taksat që paguajnë shqiptarë janë në baza vullnetare 70% e taksave mblidhen ën dogana dhe po ta shkrish fare drejtorinë e tatimeve. Këtë pjesën e uljes së taksave nuk e kuptoj fare më duket debati më absurd. Kemi deficit në të ardhura buxhetore 1 mld dollarë.  Ky është një tërmet kjo deficencë shkakton tërmet”.