Kandidatët e PS, Krasniqi: Për t’u ruajtur nga presioni ndërkombëtar, kanë lënë biznesmenët dhe u kanë marrë fëmijët

Drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, kritikoi një pjesë të figurave të cilat Partia Socialiste i prezantoi si kandidatë të saj për deputet për zgjedhjet e 25 prillit.

“Duke parë atë çfarë u pa në ceremoni, ishte një show, jo një shfaqje vlerash ose debat politik. Dy ishin kategoritë që ranë në sy: një kategori ishte vërtet që përfaqësonte diçka. Por po të shikonin listën tjetër, janë disa të rinj që mund të jenë shumë të mirë, por mua më krijuan bindjen që janë aty për shkak të prindërve. Sepse janë një grup i madh biznesmenësh që kanë vendosur të mos konkurrojnë vetë, por të dërgojnë fëmijët e tyre. Janë biznesmenë që kanë qenë deputetë, kanë bërë lajm në Shqipëri për gjëra negative, dhe që janë pjesë e financuesve kryesorë të PS”, tha Krasniqi në “Absolut 4”.

“Për t’u ruajtur nga presioni ndërkombëtar për figura me integritet, siç duket, PS-ja ka vendosur të largojë ata dhe t’iu marrë fëmijët për deputet, siç ka bërë herën e kaluar në Dibër dhe po e bën tani edhe në Tiranë. Me teorinë e oligarkisë është korrekte”.

Megjithatë, futja e kësaj kategorie kandidatësh në lista, për deputetin socialist, Damian Gjiknuri, ishte më se normale. “Në një ekonomi tregu do të ketë edhe fëmijë biznesmenësh, ku e kemi merakun këtu? Dikur kur bëheshin biografitë thuhej “vjen nga familje e vobektë” dhe merrej prioritet se ishte më në përputhje me idetë klasore të kohës… Më vjen keq! Mund të jetë edhe fëmijë biznesmeni, që janë shkolluar, kanë punuar dhe janë aty”.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 1 viktimë në 24 orët e fundit, 39 raste
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 71 pacientë në spitale, 7 në terapi intensive, asnjë në intubim
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 1 viktimë në 24 orët e fundit, 39 raste