Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Po përgatisim një “backup” kontrollorësh”, Peleshi zbulon në “Absolut 4” masat që po merren për ngërçin në aeroport

Nga A2 CNN
8 Prill 2021, 21:37 | Politikë
“Po përgatisim një “backup”

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një lidhje direkte me studion e “Absolut 4” në A2, u shpreh se kriza e aeroportit “Nënë Tereza” është menaxhuar “në mënyrë shumë të mirë”, duke zbuluar edhe masat që po merren për të bërë të mundur që ajo që ndodhi të mos përsëritet më.

“Kriza është menaxhuar në mënyrë shumë të mirë, pasi u realizua hapja e fluturimeve esenciale në kohë shumë të shpejtë, ndërsa nesër nisin të gjitha llojet e fluturimeve. Mësimi që nxorëm këtë herë është që duhet të jemi më të përgatitur me një “backup” kontrollorësh. Po e them sot për herë të parë që po shohim databëzën e kapaciteteve tona, me njerëzit që kanë një formim fillestar për të dhënë këtë lloj shërbimi, për të ndërtuar një “backup” kontrollorësh. Nuk jemi ne vendi i parë që nuk arrijmë të parandalojmë dot diçka të tillë, për më tepër që ishte një grevë e paligjshme”, deklaroi Peleshi.

https://a2news.com/2021/04/08/emergjence-civile-peleshi-nuk-ka-asnje-kontrollor-te-fa-te-licensuar-per-aviacionin-civil/

Sipas ministrit, “ata që e shkaktuan këtë krizë duhet të mbajnë përgjegjësi, që të mos ndodhë më diçka e tillë”.

https://a2news.com/2021/04/08/haxhinasto-situata-ne-rinas-mund-te-ishte-parandaluar-duhet-hetim-i-plote/

A2 CNN Livestream

Dita jonë