
Një turist gjerman është aksidentuar teksa po udhëtonte me biçikletë në aksin rrugor Përmet–Çarçovë.
Sipas informacioneve paraprake, 65-vjeçari Klaus Mèler po lëvizte së bashku me një grup miqsh të tij, të cilët gjithashtu po udhëtonin me biçikleta, kur ka pësuar aksidentin. Si pasojë, ai ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e qafës, shkruan A2CNN.
Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, e cila sipas burimeve ka transportuar të dëmtuarin për trajtim të specializuar mjekësor. Mësohet se autoambulanca ka mbërritur rreth dy orë pas njoftimit për ngjarjen. (A2 Televizion)