Kryeministri Burnham: Do ta kritikoj Trump-in për të mbrojtur interesin kombëtar të Britanisë

Nga A2 CNN
26 Korrik 2026, 12:33 | Bota

Kryeministri Burnham: Do ta kritikoj Trump-in për të mbrojtur

Kryeministri i ri Andy Burnham thotë se është i përgatitur ta kritikojë Donald Trump-in nëse do të jetë e nevojshme për të mbrojtur interesin kombëtar të Britanisë së Madhe, mbi çdo gjë tjetër.

Në intervistën e parë si kryetar i qeverisë për BBC Burnham tha se biseda e parë me shefin e Shtëpisë së Bardhë kishte qenë e ngrohtë dhe me tone pozitive.

Por i pyetur dy herë nëse do t’i besonte presidentit të SHBA-ve, ai u përgjigj duke u shprehur: “është një botë në ndryshim, apo jo, dhe padyshim që duhet t’i gjykosh gjërat ashtu siç zhvillohen”.

Në intervistën, e cila do të transmetohet e plotë të hënën, ai tha: “Nuk mund të them në asnjë moment se nuk do të pranoj një mendim të ndryshëm nga ai [Trump], dhe do të duhet të shpreh një ide të ndryshme që është e drejtë për Britaninë.”

Burnham tha: "Forca ime është të qëndroj pranë njerëzve, pranë publikut, gjë që nuk do të ndryshojë si kryeministër."

I pyetur nëse do ta kritikonte ashpër Trump-in nëse kjo ishte gjëja e duhur, ai tha "sigurisht", duke vazhduar të thoshte: "Duhet të mbrosh interesin tënd kombëtar para çdo gjëje tjetër. Kjo është ajo që duhet të bësh nëse do ta bësh këtë punë siç duhet." (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos