“Sulm ndaj shoqërisë sonë”, Merz reagon për ngjarjen në paradën e krenarisë. Kush është autori i dyshuar?

Nga A2 CNN
26 Korrik 2026, 11:58 | Bota

“Sulm ndaj shoqërisë sonë”, Merz reagon për

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka reaguar me zemërim dhe pikëllim pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në paradën e krenarisë të komunitetit LGBTQ+ në Berlin, duke e cilësuar atë si një "akt të shëmtuar" dhe një goditje të drejtpërdrejtë ndaj vlerave demokratike të vendit.

Përmes një postimi në platformën “X”, Kancelari Merz theksoi se qindra mijëra njerëz po manifestonin në mënyrë paqësore përpara se të ndodhte ngjarja tragjike. "Ata donin që ne ta trajtonim njëri-tjetrin me mirësi dhe tolerancë. Ky është një sulm ndaj shoqërisë sonë," shkroi Merz.

Më tej, kreu i qeverisë gjermane nënvizoi se Gjermania është dhe do të mbetet një vend "i hapur që e do lirinë", duke u zotuar se shteti do t'i mbrojë me çdo kusht këto parime.

Merz shprehu ngushëllimet e tij më të thella për viktimat dhe familjarët e tyre, ndërsa siguroi publikun se i gjithë rasti "do të hetohet dhe do të ndiqet me ashpërsinë më të madhe ligjore".

Policia e Berlinit ka identifikuar një të dyshuar për sulmin, Abdul B., dhe ka publikuar një foto të agresorit. Nuk përjashtohet mundësia që autori të ketë vepruar me bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët po ashtu janë në arrati.

Në një njoftim të Policisë së Berlinit rreth orës 7:05 të mëngjesit, thuhet se “besohet se një ose më shumë persona ikën nga automjeti” që përplasi turmën, dhe disa persona u palgosën me thikë. Në profilin që i bëhet autorit të dyshuar, thuhet se ai është i armatosur, dhe një person me rrezikshmëri të lartë.

Një furgon përplasi turmën në eventin e LGBTQ+ në Berlin gjatë mbrëmjes së të shtunës, duke vrarë një person dhe duke plagosur 16 të tjerë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos