“Enkelana Marathon”, Pogradeci pret 550 atletë amatorë nga 40 vende të botës

Nga Elsa Boshku
26 Korrik 2026, 12:52 | Aktualitet

Mbi 550 atletë amatorë dhe profesionistë nga 40 vende të botës morën pjesë në edicionin e pestë të "Enkelana Marathon" në Pogradec. Gara u zhvillua në dy disiplina, 21 dhe 11 kilometra, me pjesëmarrës të grupmoshave të ndryshme.

Në garën e 21 kilometrave fituan Timon Mamusha dhe Gresa Bakraqi, ndërsa në garën e 11 kilometrave triumfuan Albert Abazi dhe Kristina Pura, e cila mbrojti titullin për të dytin vit radhazi.

Maratona mblodhi sportdashës nga vende të ndryshme të botës, të cilët vlerësuan organizimin, bukuritë e liqenit dhe mikpritjen pogradecare.

"Kam qenë këtu disa herë për aktivitete të ndryshme dhe çdo herë kam kaluar shumë bukur. Atmosfera është gjithmonë e këndshme dhe argëtuese, gjithçka është shumë mirë e organizuar dhe mua më pëlqen jashtëzakonisht ky vend. Është vërtet fantastik!", shprehet një atlet. 

Kemi ardhur me një grup nga Janina për të vrapuar këtu, në Pogradecin e bukur. Personalisht vij për herë të tretëEdhe pse jam 60 vjeç, për aq kohë sa Zoti do të më japë mundësi, do të vazhdoj të vij këtu për të vrapuar në këtë itinerar të mrekullueshëm dhe për të takuar miq”, thotë një tjetër garues. 

E vlerësuar si një nga eventet sportive më të mira në vend, "Enkelana Marathon" do të vazhdojë të zhvillohet në Pogradec edhe gjatë pesë viteve të ardhshme, duke promovuar qytetin si një destinacion të turizmit sportiv. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos